Nxenesit e Kur'anit Puke dhe Fushe-Arrez zhvillojne eskursion ne fshatin Kryezi.

Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke e mbeshtetur nga Shoqata V.H.K Istanbul organizoi sot 30 gusht 2015 nje eskursion me nxenesit e Kur'anit ne fshatin Kryezi.
Nisjet u ben nga qyteti i Pukes dhe ai i Fushe-arrezit per te arritur ne fshatin Kryezi. Ne fillim nxenesit vizituan sheshin Pavarsia te ketij Fshati. Per te vizituar me pas HEC-in Kryezi, Qarrin e Xhamise, Qershin e Mejtepit dhe me pas Gurin e Ndrykulles. Ndalesa e fundit  nxenesit e bene tek Xhamia e Re e fshatit Kryezi. Tek Xhamia e Re nxenesit u priten nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili mes emocionesh falenderoj shoqaten Istanbul dhe B,K,I Puke te cilet po mbajne gjalle frymen islame ne mesin e te rive dhe sot kete po e bejne edhe ne fshatin Kryezi.
Ne fshatin Kryezi jetojne dy komunitete, mysliman dhe katolik. Pjesa mysliman ka tre lagje; Arifaj, Brahaj dhe Dervishi.
Ne eskursion moren pjese rreth 100 nxenes te Kur'anit. Nderkoh stafi i shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke falenderoi shoqatan Istanbul e cila mbuloi shpenzimet e ketij eskursioni, si dhe antarin e Keshillit te Myftinise Basri Selimaj dhe Elvan Arifaj te cilet na mbeshteten dhe na shoqeruar ne kete eskursion.
Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke ne vitin 2002-2003 ka pas te hapur nje kurs te Kur'anit ne fshtin Kryezi ku kan qene te rregjistruar 21 nxenes.

Pergatiti: Erjola Kopani

Fotografi nga eskursioni ne fshatin Kryezi,Puke
date; 30.08.2015

























Comments