Nëpërmjet një aktiviteti social-kulturor të zhvilluar në Pallatin e Kulturës së qytetit të Pukës, Këshilli i Myftinisë Pukë vlerësoi punën 20-vjeçare të Myftiut Gëzim Kopani në shërbim të komunitetit pukjan. Përveç besimtarëve dhe qytetarëve të shumtë të qytetit dhe zonave përreth, në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, Kryetarët e Bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz, Famullitari i Kishës Katolike Pukë, z. Zef Marku, përfaqësues të partive politike, përfaqësues shoqatash dhe fondacionesh, si dhe shumë personalitete të tjera të fushave të ndryshme. Aktiviteti u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore dhe himnin kombëtar, për të vijuar më tej me një dokumentar të shkurtër, i cili hodhi dritë mbi punën 20-vjeçare të myftiut Kopani në shërbim të Islamit dhe komunitetit pukjan. Në përshëndetjen e tij të rastit, Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, vlerësoi punën e bërë nga Myftiu Gezim Kopani në...
- Get link
- X
- Other Apps