Aktivitet zyrtare te Myftiut Gezim Kopani ne dy dekata 2005 - 2025

 

Ylli Hadroj

Keto 20 vite fal angazhimit te Myftiut Gezim Kopani dhe te bashkepunetoreve te tij , Myftinia Puke ka zhvilluar mjaft aktivitete, te cilat i kane dhene seriozitet dhe vemendje te shtuar besimit islam ne rrethin e Pukes.

Ardhja ne krye te Myftinise Puke te Myftiut Gezim Kopani beri qe ky institucion te marr siriozitetin e duhur duke u radhitur nje nga institucionet me aktive ne rrethin e Pukes por edhe te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.


Ne vitet e para Myftiu Gezim Kopani u fokusua ne;

-Terheqjen e donatoreve ,
-Çertifikimin e pronave dhe
-Zhvillimin e aktiviteteve fetaro kulturore dhe siociale ne gjithe rrethin e Pukes.

Ai sebashku me keshillin e Myftinise krijoi protokollet e vizitave zyrtare brenda dhe jasht vendit, pritjen e personaliteteve dhe donatoreve te ndryshem duke treguar keshtu seriozitetin e institucionit .

Ne keto dy dekata jane derguar dhe marr dhjetra dokumenta zyrtare,
jane bere plane pune dhe analiza pune duke krijuar nje arkiv domethenes ne Myftini.

Perveç Komunitetit Mysliman te Shqiperise , Myftiu Gezim Kopani me njohjet e tija personale me disa drejtues fondacionesh dhe jo vetem , arriti te krijoje bashkepunime te sukseshme me:

-Ambasaden e Kuvajtit ne Shqiperi,
-Ambasaden Turke ne Shqiperi,
-Shoqaten Hydai ne Turqi,
-Fondacionin Miresia,
-Shoqaten Istanbul
-Fondacionin Mirenjohja,
-Islamik Relief Albania,
-Shoqaten Bereqeti te Beshkesise Islame te Kosoves,
-Fondacionin Jardim Eli Turqi,
-Shoqaten Humanitare Jeta dhe bashkepunime te tjera si:

Keshilli i Bashkesise Islame Prizren dhe Gjakove ,
Me presidentin e Ujit Lajthiza Water  Hajri Elezi
Me presidentin e grupit financiare Eurosig Insig dhe UBA Bank Kadri Morina, te shqiptarit nga Tetova Xhemal Bexheti, Amir Huseni, Te CEO-s Heci Kabash  Hamza Ebu Rejan, me biznesmein Sait Fishta dhe shume te tjere.
Po ashtu u krijuan bashkepunime arsimore dhe aktivitete kluturore me: Shkollen e mesme Medreseja Haxhi Sheh Shamia Shkoder , Medresen e Tiranes etj.
Shkurtimisht ne keto vite Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me antar te Keshillit te Myftinise Puke ka pritur dhe vizituar keto insititucione dhe personalitete:

-Ka vizituar dhe pritur kreun aktual te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Bujar Spahiu
-
Ka pritur dhe vizituar ish kryetarin e Komunitetit Mysliman Skender Bruça , Selim Muça
-Ka disa nen kryetar te KMSh dhe ato aktual si Taulant Bica dhe Lauren Luli
-Te ish kancelarit te Komunitetit Mysliman Ali Zaimi dhe Ylli Cikalleshi
-Te shume drejtoreve te Komunitetit Mysliman te Shqiperise si: Edison Hoti i finances, Erlis Mosha i pronave, Ejup Lila i mediave , Dorian Demetja i arsimit etj.
-Ka vizituar dhe pritur Krye Myftiun e Republikes se Kosoves H.Naim Ternava
-Ka pritur hoxhen e nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash
-Ka vizituar dhe pritur Kryetarin e Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj
-Drejtorin e Fondacionit Miresia Korab Kaja
-Ka vizituar dhe pritur Ambasadorin e Kuvajtit ne Shqiperi  Fajez Mishari al Jasim si dhe disa Atashe te tjere te kesaj Ambasade

 -Ka pritur Atasheun e Ambasades Turke Shaban Ishlekt dhe disa atashe te tjere.
-Myftiun e Shkodres Muhamed Sytari
-Ish kryetarin e KBI Prizren Lutfi Ballëk
-Ish kryetarin e KBI Prizren Besim Berisha
-Kryetarin aktual te KBI Prizren Valon Ibrahimi
-Krye imamin e KBI Prizren Orhan Bislimaj
-Kryetarin e Keshillit te Pergjithshem ne Komunitetin Mysliman Islam Hoxha
-Kryetarin e KBI Gjakove Valon Myrta
-Disa delegacione te Bashksesise Islame te Kosoves te kryesuar nga i ndjeri Kasim Gerguari etj.
-Ish kryetari i KBI Prishtin aktualisht imam i xhamise se madhe Prishtin Bahri Sejdiu
-Kryetaren e Komitetit Shteterore per Kultet Loreta Aliko
-Vite me pare , vizitoi Ipeshkvin e Sapes  Luçiano Agostini
-Ka pritur Ipeshkvin e  Sapes  Simon Kulli
-Famullitarin aktual te Kishes Katolike Puke Zef Marku
-Ish Famullitarin e Kishes Katolike Puke Gjiovani Fioqi (Giovanni Fiochi)
-Famullitarin aktual te Kishes Katolike Fushe Arres Andrea Valterma
-Kryetarin e shoqates Humanitare Jeta Bashkim Fejzo
-Drejtorin e pergjithshem te Islamic Relief ne Kuvajt  Mustafa Aun
-Drejtorin e fondacionit Duart e Bamiresise Ibrahim Meki
-Drejtorin e dy Medreseve Haxhi Sheh Shamia Shkoder Kujtim Dervishi
-Deputet te ndryshem ne Kuvendin e Shqiperise
-Kryetar te ndryshme te dy bashkive Puke dhe Fushe Arrez
-Te drejtuesve te Komisariatit te Policise se rrethit Puke
-Drejtues te ndryshme te inctitucioneve vendore
-Donator te tjere dhe biznesmen
-Artista, sportista, mjek, intelektual dhe dhjetra qytetar nga te gjitha besimet.

Me vendosmerin e tij ne vitin 2006 Myftiu Gezim Kopani arrit te bej dosjet e pronave per ne ALUIZEM, per te arritur ne vitin 2007 – 2010 çertifikimin e pothuajse te te gjitha xhamive te rrethit Puke dhe ne fund pas shume perpjekesh dhe seancash Gjygjesore arriti te çertifikoj token dhe objektin e xhamise se qytetit Puke duke arritur keshtu sukses te jasht zakonshme sa i takon pronave te Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Myftinise Puke.


Ne keto vite Myftiu Gezim Kopani na shfaqet ne shume aspekte te jetes duke e shikaur ate si mesues dhe hulumtues te islamit por edhe te historise se rrethit Puke.
Me hulumtimet e tij ai ka rritur te gjej dhe te pasqyroj historik te zgjeruar mbi fisin e Kabashit, te traditava zakonore, te promovit turistik te Pukes, dhe kontributin e tij ne fushen e arsimit ku per disa vite dha mesim ne shkollen e mesme Sabah Sinani Puke, shkollen 9 vjecare Migjeni Puke, ne ish shkollen e mesme te bashkuar Luf, ne shkollat e fshatrave; Qerret, Rrape  etj.

Faleminderit per vemendjen !

 

Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke
- Ylli Hadroj -

03 maj 2025

 

Comments