Dua para gjumit

Para gjumit cdo musliman duhet te thote:
"Me emerin tend (O Allah), une jetoj dhe vdes" (Buhari)

Nga Aliu r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. i ka thene Aliut dhe fatimes r.a :
"Kur te shkoni per ne shtrat apo kur te shtriheni ne shtrat, thoni tridhje e tre here , Allahu Ekber, tridhjete e tre here Subhanall-llah, dhe tridhjete e tre here El-hamdu lil-lah." (Mutefekun alejhi)

"Kur ndonje nga ju te shkoje per ne shtrat, le ta shkunde shtratin me ndonje mjet, le ta fshije me brendine e izarit (material per veshje) te tij sepse nuk eshte e njohur se cfare ka hyre ne shtrat e pastaj le te thote: "Ne emrin Tend (O Allah), O Krijuesi im bie ne shtrat dhe me ty ngrihemi, nese ma merr shpirtin meshiroje, e nese ma kthen ruaje me cka i ruan robte e tu te mire." (Mutefekun Alajhi)

Transemetohet nga Buhari dhe Muslimi se kur Muhammedi a.s. shkonte ne shtrat per te fletur bashkonte duart e tij fryente ne to dhe lexonte: "Suren ihlas,Felet dhe Nas" e pastaj ferkonte trupin pasi fryente ne duar.

Comments