Mbreti qe besoi

Ashtu sic rritej numri i ithatareve te te Derguarit, gjithashtu shtoheshin edhe armiqte e myslimaneve dhe beheshin gjithnje e me te eger. Me ne fund, disa mysliman vendosen te shkojne ne ndonje vend tjeter me qellimin qe te jetojne ne paqe. Kishin kaluar vetem pese vjete nga ardhja e melekut Xhebrail te i Derguari i Allahut xh.sh dhe dy vjet qe kur Muhammedi a.s. kishte filluar thirrjen islame publikisht.
Myslimanet e luten Muhammedin a.s tju lejoje atyre qe ta leshojne Mekken. Au u pajtua duke thene:
"Do te ishte me mire per ju qe te veni ne Abisini. Mbreti i atjeshem eshte i drejte dhe ky eshte nje vend mik. Qendroni atje perderisa Allahu tua mundesoje qe te ktheheni."
Myslimanet u pergaditeten per rruge. Ata vendosen te presin naten dhe keshtu te shkojne pa rene ne sy.
Gjashtembedhjete te paret e leshuan Mekken dhe pasi arriten ne brigjet e detit te kuq, kaluan ne Abisini.
Te tjeret, 80 burra dhe 19 gra i ndoqen pas, duke shpresuar se do te jene te atij vendi. Ky ishte hixhreti i pare ne islam.
Banoret e Mekkes u zemeruan shume kur zbuluan se kete myslimane e kane braktiusr qytetin fshehurazi, sepse ne mesin e tyre gjendeshin bijte dhe bijat e shume familjeve te njohura te Mekkes.
Zemerimi i Mekasve ishte edhe me i madh kur zbuluan se myslimanet ne Abisini jane pritur mire.
Udheheqesit e kurejsheve vendosen qe te dergojne dy njerez te mbreti i Abisinise, me shpres se do te mund ta bindnin ate qe myslimanet ti kthejne prapa. Keta ishin Amr iben El-Asi, nje foles shume i zgjuar, dhe Abdullah ibn Rebi. Para se te takojne mbretin, atu u dhane keshilltareve shume dhurata duke u thene:
"Disa budallej nga njerezit tane erdhen te fshihen ne vendin tuaj. Udheheqesit tane na kane derguar te sundimtari juaj, per ta bindur ate qe keta njerez ti ktheje prapa, prandaj kur ti flasim mbretit rreth kesaj, ju lutemi qe ta keshilloni ate qe ta beje kete."
Keshilltaret rane dakord ta bejne ata qe kerkuan mekasit. Pastaj Amer ibn El-Asi dhe Abdullah ibn Ebi Rabi shkuan tek mbreti dhe pasi i dhane dhuratat qe kishin marr, i thane:
"Lartmadheria juaj, keta njerez kane braktisur fene, te cilen ne në Mekke cdo here e kemi ndjekur, madje nuk kane bere edhe te krishtere, ashtu sic jeni ju."
Keshilltaret mbreterore te cilet gjithashtu merrnin pjese aty , i thane mbretit se Mekasit flasin te verteten dhe se ai duhet ti kthej myslimanet prej nga kane ardhur.
Mirepo, mbreti i zemeruar tha:
"Jo,per Zotin, une nuk i dorzoj ata. Ata, te cilet kane kerkuar mbrotjen time e u vendosen ne vendin tim, dhe te cilet më me deshireme zgjodhen mua se sa dike tjeter, nuk do te tradhetohen. Une do t'i mbledhj ata dhe do ti pyes rreth asaj qe keta dy njerez me thane. Ne qofte se myslimanet jane te atille sic thone Mekasit atehere do ti dorezoj dhe do ti kthej perseri nga kane ardhur, por nese Mekasit  me kane genjyer, atehere une myslimanet do ti mbroj."
Amr ibn El-Asi u shqetesua shume, sepse gjeja qe me se paku deshironte ishte qe mbreti ti degjonte myslimanet se c'kishin per te thene. Por, mbreti i therri myslimanet. Kur hyne brenda, ata nuku gjynjezuan para tij ashtu sic e kishin zakon Abisinasit e tjere. Njeri nga keshilltaret e mbretit i pyet:
"Perse nuk gjunjezoheni para mbretit tone?
Myslimanet u pergjigjen: "Ne gjunjezohemi vetem para Allahut te Madheruar!" Pastaj mbreti kerkoi prej tyre qe ti rrefejne lidhur me fene e tyre.
Xha'far ibn Ebi Talib, i vellai i Aliut dhe kusheriri i te Derguarit Muhammed a.s. ishte caktuar qe te flase ne emer te myslimaneve. Ai u pergjigj:
"O mbret, ne fillim neve nuk na perfillnin. Ne dhe stergjyshit tane devijuam nga besimi i Profetit Ibrahim a.s., i cili se bashku me djalin e tij Ismailin e rindertoi Qaben dhe adhuronin vetem Allahun. Gjate adhurimit tone ndaj Allahut xh.sh ne o perdonim idhujt, ne hanim mishin qe nuk ishte therru ne menyre te drejte,ne nuk respektonim te drejtat e fqinjeve tane; i fuqishmi filloi te sundoj te dobetin. Ne benim gjera te tmerrshme, per te cilat nuk mund te marr guxim te flas. Kjo ishte jeta jone, ndersa Allahu xh.sh ne mesin tone dergoi te Derguarin e Tij, nje kusheririn tone, te  cilin  cdo here e kemi njohur si gojeembel, te pafajshem dhe te besueshem. Ai kerkoi nga ne  qe te adhurojme vetem Allahun dhe te heqim dore nga traditat e keqija te parardhesve tane. Ai kerkoi nga ne qe ta duam te verteten dhe te jemi besimtare, ti cmojme dhe ti duam fqinje tane, ti nderojme familjet tona dhe te mos bejme pune te keqija dhe zenka te kota. Ai kerkoi nga ne qe te kujdesemi per bonjaket. Ai na urdheroi qe te mos shpifim ose te flasim keq per grate apo burrat. Ai na urdheroi qe te adhurojme vetem Allahun xh.sh e te mos adhurojme askend e asgje tjeter, pervec Allahut te Madheruar. Profeti Muhammed a.s. na urdheron qe te falemi, te japim sadaka dhe te agjerojme. Ne besojme se hz. Muhammed a.s. ka te drejte, prandaj dhe e ndjekim dhe veprojme ashtu sic na urdheron ai. Mekasit  filluan te na sulmojne dhe te nderhyjne midis nesh dhe fese sone. Keshtu qe , ne ishim te detyruar qe t'i braktisim vatrat tona dhe te vijme tek ju, me shprese se do te gjejme drejtesi."
Mbreti, i cili ishte i Krishtere, u prek thelle nga keto fjale. Amr ibn El-Asi duhej te mendohej shpejt qe ta prishte kete  deshmi. Me nje dinakeri te madhe iu drejtuar mbretit:
"Keta njerez nuk besojne ne Isane (Krishtin) ashtu sic besoni ju." Mbreti pas kesaj kerkoi te dije se c'kishte thene per Profetin Isa hz. Muhammed a.s.? Xha'fer ibn Ebi-Talibi u pergjigj duke recituar nje sure nga libri i shejte Kur'ani qe thoshte per Isane dhe nenen e tij Merjemen keshtu:
"E, permendju ne kete liber Merjemen kur ajo u largua prej familjes se saj ne nje vend ne lindje. Ajo, vuri nje perde ndaj tyre, e Ne ia derguam asaj melekun Xhebrail. e ai iu paraqit asaj njeri ne teresi. Ajo tha: Une i mbeshtetem te Gjithemeshirshmit prej teje, nese je qe i frikesohesh Allahut (pra me le te lire)! Ai Xhebraili tha: Une jam vetem i derguar (melek) i Zotit tend per te dhuruar ty nje djale te pastaj pejgamber. Ajo tha: Si do te keme une djale, kur mua nuk me eshte afruar njeri e as nuk kam qene e pamoralshme? Xhebraili tha: Ja keshtu ka thene Zoti yt; ajo per Mua eshte e lehte, per ta bere ate djalin e krijuar pa babe si argument per njerezit e edhe meshire nga ana Jone. Kjo eshte ceshtje e kryer!Ajo e barti Isane (ne bark) u izolua ne nje vend te larget. E dhimbja e lindjes e mbeshteti ate te nje trup hurme. Ajo tha: Ah sa mire ka qene per mua te kisha vdekur para kesaj e te isha e harruar qe moti! E prej se poshtmi ate e thirri Xhebraili e i thote: Mos u brengos, Zoti yt beri prane teje nje burim uji. E ti shkunde trupin e hurmes se do te bien per ty hurma te fresketa. Ti pra, ha dhe pi e qetesohu, dhe nese shen ndonje prej njerezve thuaj: Une kam vendosur te hesht per hire te Allahut xh.sh, andaj asnje njeriu sot nuk i flas. Duke e bartur ne gryke Isane a.s shkoi me tek te afermit e vet. Ata i thane: Oj Merjeme ke bere nje pune te keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte i prishur e as nene jote nuk ka qene te pamoralshme! Atehere ajo u dha shenje kah hz. Isai a,s ata thane:
Si t'i flasim atij qe eshte foshnje ne djepo? Isai a.s. tha: Une jam rob i Allahut, mua me ka caktuar te jape librin dhe me ka bere Pejgamber. Me ka bere dobiprures kudo qe te jem dhe me ka porositur me namaz (falje) e zeqat per sa te jem gjalle! Me ka bere miresjellshem ndaj nenes sime e nuk me ka bere kryelarte e as te padegjueshem! Selami eshte me mua diten kur u linda, diten kur te vdes dhe diten kur te dale prej varrit i gjalle!" (Merjem: 16-33)
Kur mbreti i degjoi keto fjale, syte iu mbushen me lot. U drejtua nga keshilltaret, dhe u tha: "Keto fjale sigurisht vijne nga Allahu; pak gjera i ndajne Myslimanet nga te Krishteret. Ata qe e sollen Isain de Muhammedi a.s te Derguarit e Allahut, vijne nga i njejti burim" Keshtu myslimant iu dhe leja e mbretit qe te jetojne ne paqe ne vendin e tij. Amri iu kthye prap dhuratat qe ia kishte dhene mbretit, dhe keshtu, te dy Mekasit te deshperuar thelle, u kthyen neper shtepite e veta.

____________
Pergaditi: Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke
                 Puke me 15.02.2011

Comments