Liga e Botës Islame thërret për njohje të Kosovës

Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e
bashkësive islame nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë.

Nën përkujdesjen e Mbretit të Arabisë Saudite, nga Liga e Botës Islame (në datat 23-25 korrik 2011) u organizua një konference e Ligës së Botës Islame e cila bëri thirrje për njohjen e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën. Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra të fesë, myftinjtë dhe kryetarët e bashkësive islame nga vendet anëtare të OKI-t dhe pakicat islame kudo që janë në botë. Si i ftuar nderi (njëkohësisht dhe anëtar) në këtë konferencë mori pjesë edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad të Arabisë Saudite. Kjo konferencë u shfrytëzua për kontakte me personalitete të shteteve të ndryshme që e nuk e kanë njohur apo dhe prej tyre që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke lobuar për njohje të reja dhe duke ua përcjellë atyre kërkesën për njohje, sidomos pas rezolutës së OKI-it në lidhje me pavarësinë e Kosovës. I ngarkuari Boja me këtë rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike të Afrikës, Lin

Comments