Pse flitet gjithmone per gruan?

Shpeshhere kam pyetur veten, ashtu si edhe shume te tjere, per sekretin e vecimit te gruas nga burri ne studime e kerkime. Kjo dukuri vihet re jo vtem ne kohe dhe vente te caktuara, por edhe ne shoqerite tona muslimane, sidomos kohet e fundit. Shohim qe librat dhe shkrimet rreth saj jane te shumta. Valle, cili eshte shkaku i tere kesaj? A nuk eshte logjike, qe edhe per burrin , si pale e dyte ne dualizmin e jetes njerezore, te kete studime dhe kerkime? A nuk konsiderohet si defekt, qe tere studimet sociale te perqendrohen vetem ne nje ane e te lene pas dore anen tjere?
Shohim nje numer te madh librash, qe si subjekt te tyre kane gruan. Nuk eshte vendi ketu te paraqiten titujt e tyre, por pyetja logjike, qe vetvetiru na vjen ne mendje eshte: A ka studime qe kane trajtuar burrin ne te njejten mase, perqendrim e interesim sa edhe gruan? A ka ne histori ndonje qe ka studiuar burrin, te drejtat dhe emancipimin e tij?
Nuk besoj se do te zgjase shume kerkimi i ndonje arsyeje te ketij interesimi, sepse disa tituj studimesh do te na udheheqin drejt pergjifjes per shembull: "Te drejtat e gruas", e kjo do te thote qe ekziston mendimi se gruas, e jo burrit, i jane cenuar te drejtat. Keshtu, duhet te sqarohen keto te drejta, qe me vone tu jepet e drejata e mohur.
Shembull tjeter: "Clirimi i gruas", te krijon mendimin se gruaja ne boten Islame ndryshon nga grate e tjera te botes ne shume gjera. Del si detyre sqarimi i gjendjes se gruas ne kete bote.
Tere keto tituj japin iden se gruaja eshte vene perballe nje padrejtesie dhe armiqesie te rrepte.Studimet dhe kerkimet marrin persiper detyren e mbrojtjes se saj nga kjo padrejtesi, e cila perterihet ne cdo kohe e ne vende te ndryshme. Ndoshta, mungesa e kerkimeve dhe shkrimeve rreth ceshtjeve te burrit dhe perqendrimi i diskutimeve rreth tij, jep idene sikur ai eshte i akuzuari kryesore per padrejtesite ndaj gruas dhe grabitjen e te drejtave te saj, sidomos, qe edhe historia ka vertetuar se ai eshte zoteruesi i rrjedhes se ngjarjeve ne shumicen e periudhave kohore. Valle, a ka bere me te vertet padrejtesi, qe ai te mos gezoje te drejten e nje studimi, shkrimi dhe interesin e studiuesve?
A ka qene me te vertet burri tirani i gruas apo ligjet, sic thone disa, i kane bere padrejtesi gruas dhe e kane penguar te marre pjesen qe i takon gjate rrjedhjes se jetes se saj?
Vazhdon..
Marr nga libri: ""Vezhgime ne ceshtjet e gruas muslimane" Autor, Muhammed Fet'hullah Ez-Zejadi.

Comments