Shoqata vlerson me çertifikate nxenesit me te mire.

Eshte zhvilluar sot ne qendren e shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke ndarja e çertifikatave per nxenesit me te mire te cilet jane pjese te kurseve te shoqates. 

Fjalen e hapjes e mbajti Pergjegjesia e Sektorit te Arsimit dhe te Kultures prane shoqates Erjola Kopani e cila nder te tjera tha: “Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke” prej 16 vitesh ka te hapur kurse ne besimin islam, mesmin e gjuhes turke, mesimin e gjuhes angleze, rrobaqepsi etj. Gjate ketyre viteve mbi 700 nxenes jane bere pjese e kurseve te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke. Kurset e shoqates zhvillohen ne saj te bashkepunimit qe shoqata jone ka me shoqaten V.H.K. Istanbul."

Ne konkursin e zhvilluar me nxenesit jane evidentuar nxenesit me te mire.Per kete arsye shoqata ka vendos ti jap çmim prej 5000 leke, si  nxenesja me e mire, nxenes Emanuela Laçi si dhe nje çertifikate vlersimi. Cmimin e dyte Pranvera Laçi. Certifikate moren edhe nxeneset Ornelda Kuçi, Armanda Delia dhe Emina Lluka. Certifikatet ju dorezuan nxenesve nga Kryetari i Shoqates Qazim Kopani, N/Kryetari Halit Ringaj, Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe Afrim Laçi.
Ne aktivitet mori pjese edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Aktivitete te tilla kan nje rendesi te madhe per rinin, dhe jo vetem. Myftinia Puke vlerson punen e madhe qe shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke ne bashkepunim me shoqates Istanbul  bejne me rinin pukjane duke zhvilluar kurse dhe veprimtari te tilla.Ne i mbeshtesim keto nisma dhe kurse duke ju gjendur prane per tju dhene mbeshtetjen tone."

Takimi u vlersua nga mesuesit e shoqates Bashkesia Kultura islame Puke si dhe nga prinderit e nxenesve. Ne kete aktivitet moren pjese edhe nxenesit e kursit te Fushe-arrezit te hapur nga Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke.  

Fotografi te tjera










Comments