Fjala pershendetese e H.Qazim Kopanit me rastin e 20 vjetorit te shoqates

H.Qazim Kopani 

FJALA PERSHENDETESE E KRYETARITE TE SHOQATES
BASHKESIA KULTURA ISLAME PUKE H.QAZIM KOPANI ME RASTIN
E 20 VJETORIT TE KRIJIMT

Bismilahir Rahmanir Rahim
Te nderuar te pranishem, Es Selamu Alejkum!

Falenderoj Allahun xh.sh qe me mundesoj te ideoj krijimin e Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke e cila sot ben 20 vite.
Shoqata u krijua me qellim thirrjen e shoqarise ne besimin ne Allah, ne kryerjen e puneve te mira veçanarisht rinise dhe jo vetem.
Siç hapa ne vitin 1992 ne fshatin Meçe kursin islam, ashtu bera ne vitin 1993 dhe ne fshatin Kabash per te vijuar ne vitin 1998 me hapjen e kursit ne Puke ku ideova krijimin e shoqates.
Nuk kishim kushte, ambjente, as financ, por deshira per te bere dicka te mir ishte e madhe dhe ashtu, ngadal filluam te kemi ambjent optimal, disa banka, tavolin qe shoqata te kryente veprimtarin e saj.
Nga viti 1998 deri ne vitin 2004 zhvilluam kurse per: qendistari, rrobaqepsi, mesimin e gjuhes angleze, te zhvilluara kryesisht me iniciativa personale, per te ardhur disa vite me vonte tek disa bashkepunimie si Wemay, AIITC etj.
Nga viti 2005 e ne vazhdim shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke filloj te bashkepunoj me shoqaten Istanbul e cila mbeshtet kursin e Pukes dhe Fushe Arrezit, jo vetem ne aspektin arsimore, por edhe ne ushqime, iftare, kurbane etj.
Per kete arsye ne emrin tim personal dua te falenderoj shoqaten Istanbul e cila ka qene pran nesh, pran familjeve ne nevoj, dhe ne menyre te veçante pran nxenesve te cilet kan ndjekur Medresen e Shkodres duke ju mundesuar per disa vite arsimim falas te tyre.
Te flases per veprimtarin 20 vjeçare te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke duhet kohe, por deshiroj te percjell nje statistik te permbledhur:
Nga viti 1998 deri ne vitin 2018 pran kurseve tona jane rregjistruar rreth 1500 nxenes, nga te cilet te rregullt 1020, te ndar keti ne rreth: 440 meshkuj dhe  rreth 590 femra.
Nga viti 1998-2018 u eshte ardhur ne ndihme ne ushqime rreth 700 familjeve ne nevoj.
Nga viti 1998-2018 jane shperndar çmime motivuese rreth 120 nxenesve.
Nga viti 1998-2018 jane zhvilluar 15 seminare.
Nga viti 1998-2018 jane zhvilluar per nxenesit rreth 25 eskursione.

Aktualisht ne kursin e Pukes marrin mesim rregullisht 35 nxenes ndersa ne kursin e Fushe Arrezit marrin mesim 31 nxenes, po ashtu nepermjet organizimit te Myftinise Puke jane te hapur kurset ne Qerret, Rrape dhe Iballe.
Si perfundim, deshiroj te pershendes te gjithe ish nxenesit e mi, prinderit e tyre, nxenesit aktual dhe prinderit e tyre.
Cdo gje qe kam bere, e kam bere per Ju nxenes, qe te jeni besimtare tek Allahu , te jeni te mir, puntor dhe Atdhe Dashes.
Faleminderit per degjimin tuaj !

H.Qazim KOPANI 


Puke me; 04 nentor 2018

Comments