U perkujtua 20 vjetori i shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke

U perkujtua sot ne qytetin e Pukes 20 vjetori i shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke. Aktiviteti u hap me Hymnin Kombetar, ajete Kur'anore per te vijuar programi me moderimin e Fran Vukes.
Ne fjalen e tij te pershendetjes H.Qazim Kopani pasi beri nje rezume te shkurter te krijimit te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke duke sjell disa te dhena . Pa ashtu ai falenderoj prinderit qe kan derguar dhe dergojne femijet e tyre ne kurset tona, si dhe falenderoj shoqaten Istanbul per bashkepunimin me shoqaten tone si dhe per mbeshtetjen e dy kurseve ate te Pukes dhe Fushe Arrezit.

Me pas sekretare e shoqates BKI Puke Xhoana Kuliqi solli disa pasazhe te ish nxenesve qe kan marr mesim prane kurseve te shoqates.

Me interes u ndoq kumtesa e sjell nga Prof.Xhemal Meçi duke vlersuar shoqaten si model te kultures dhe dijes islame.Po ashtu ai tha se: Duhet bere  edhe me publike veprimtaria e shoqates qe edhe te tjeret te jene te njohur.

Me pas aktiviteti vijoi me fjalen pershendetese te Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe me fjalen e perfaqesuesit te shoqates Istanbul Evans Drishti i cili nder te tjera tha: "...Me vertet puna e kesaj shoqate duket ne frutet e saj ku nxenesit e saj te shperndar ne bote perfaqesojne denjesisht jo vetem familje, por edhe ju , edhe Shqiperin. Bashkepunimi i shoqates Istanbul me shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke ka qene korrekt dhe ne te mire te qytetareve te rrethit Puke."
Kujtime te vecanta ishin edhe fjalet pershendetese te ish nxenesve Bekim Sokoli, Esma Lluka, Pranvea Laci dhe Erisa Laçi.
Ne fund aktiviteti u mbyll me nje poezi supriz te pergtitur nga Fran Vukaj per kryetarin e shoqates H.Qazim Kopani.
Ky aktivitet u mbeshtet nga familja e Qazim Kopanit dhe Ajet Laçi

Puke 04.11.2018

















Comments