![]() |
Fotografi e bere nga aktiviteti zhvilluar me rastin e 20 vjetorit te Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke |
“…Edhe
pse kan kaluar 17 vite, ato momente jane akoma te fresketa per mua. Cdo gje
nisi me kurset e Shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke. Krahas gjuhes angleze
aty merrnim edhe lenden e besimit. Shume pak dija ne ate kohe per islamin dhe
ky do ishte shpetimi per mua. I kujtoj me madh ditet e kursit , aty kujtoj se
morem dhe çertifikat per leximin e Kur’anit. Kujtoj sa krenar ndihej mesuesi
yne Gezim Kopani me arritjet tona. Nuk eshte asnjehere vone per te qene i
lumtur, dhe lumturia nuk kushton shtrejte. Nje perkulje perball te madhit
Allah, e cila te jep lumturi te cilat nuk i ke shijuar me pare.” Adlira Hadroj ,Mesuese ne Riad , Arabi Sauditite
“Tek
ky kurs mesova gjerat themelore mbi perdorimin e kompjuterit qe sot me hyn
shume ne pune. Sa i perket mesimeve islame them se jam shume krenar qe kam qene
nxenes i kursit islame te drejtuar nga mesues Qazim Kopani e Gezim Kopani. Pasi
aty mesova shume gjera rreth fese islame e te jeme njeri i rregullt. I
falenderoj nga zemra keto dy burra per edukimin, mesimin dhe respektin qe me
kan dhene jo vetem mua…” Gert
Nimani , Itali
“…E
nis shkrimin tim duke u kthyer pas ne kohe qe ne vitin 2005 ku per here te pare
u regjistrova ne kursin e shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke. Si te gjithe
edhe une isha shume e gezuar qe do mesoja mbi fene islame. Kjo me forconte
besimin dhe bindjen per te qene sa me afer Zotit. Gjate kursit ne na benin dhe eskursione te
ndryshme. Nje nder to ishte dhe vizita ne Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder ku
une pata fatin fal mbeshtetjes se shoqates Istanbul te kryej shkollen e mesme
aty…”Aulona
Lluka ish Medresiste ne Shkoder , (New York Amerik)
“Jane
bere plot 2 vite qe nuk ndodhem pran jush por me shpirt e zemer kam qene
gjithmone aty. Me kujtohet dita e pare ku nuk dija asnje fjale dhe po ate dite
une mesova Shahadetin te cilin edhe sot e kesaj dite e them ne çdo moment. Tek
ky kurs kam mesuar si te falem e te agjeroj. Nuk mund ti harroj duat e suret e
mesuara aty…”Ornelda Kuçi, Paris – France
“…Kan
kaluar 12 vite ama kujtimet i kam akoma te fresketa. Kujtime qe kan lene nje
imazh te bukur e te paharrueshem. Ne kete kurs mesova mbi islamin kete fe
madheshtore qe i dha nje kthese me se pozitive formimit tim. I jam falenderues
Allahut dhe ju qe keni bere nje pune te palodhur e fisnike. Rezultat e te ciles
verehen nder vite. Allahu i Madheruar ju nderofte dhe ju shperblefte me te mira…” Arlind Mustafa , Puke , Ish Medresist
ne Shkoder
“….Ka
qene nje atmosfere islame e paharueshme
dhe shume e begatshme. Mbaj mend qe ne pergjithesi nxenesit mesonin shume dhe
ishin te entuziasmuar dhe kerkues ndaj dijes. Nuk mund te le pa permendur
dhuratat dhe qerasjet qe sado te vogla kishin shume rendesi per ne. Aty mbaj mend
fillimet e mija te para te hyrjes ne fen islame…” Arsid Ademi , Fushe Arrez, Ish Medresis
ne Shkoder
“…I
kujtoj me madh ditet e kaluara prane kursit islam ne Puke. Argetoheshim dhe
mesonim njekohesisht. Mesuam te falim namaz e te agjeronim ramazan. Keto i
mesova ne moshe te vogel por i praktikoj edhe ketu ne kurbet. Ndonse larg
gjithmon jam i interesuar per mbarvatjen e kurseve duke ju ndjekur ne rrjetet
sociale. Mbarvajtja juaj me gezon dhe motivon te jem gjithmon pran jush.” Ajet Laçi , Gjermani
“…Po
e nis kete leter se pari plot mirenjohje dhe falenderime per ato qe mundesuan
krijimin e ketij kursi. Per here te pare u ula ne keto banka pa
ua
ditur vleren e vertet ketyre diturive. E nisem hap pas hapi me Shahadetin,
Fatihan,
Abdestin dhe bera per here te pare Sexhden. Jave pas jave mesimi behej edhe me
interesant, kur pas cdo perfundimi ore merrja me vete dhurata, revista me
histori e lojra fetare, embelsira te vogla e libra te ndryshem qe mezi prisja
te arrija ne shtepi dhe ti lexoja. Fale ketij kursi une mesova fene me te bukur
ne bote. InshaAllah Allahu mundeson qe
keto njohuri ky kurs te vazhdoj tua percjell femijeve ne shume breza te tjere.
Urime 20 vjetorin e krijimit.” Elsa Islami , Puke
“…Qe
ne momentet e para hyra ne klase ndjeva ngrohtesin qe dhuronin mesuesit me
butesin , qetesine dhe paqen qe i karakterizonte. Gjithmone mesuesit tane na
thonin qe dijen qe e merrnim ta shperndanim tek te tjeret, por ne fillim ta
praktikonim vete ne. Falenderoj Allahun qe me beri pjese te ketyre kurse ku
ishte nje filles mjaft e mire per mua dhe te tjere. Pas ketij kursi mu dha
mundesia qe te shkoja ne Turqi e me pas te filloja Medresen e Shkodres ku sot
jame pjese e saj si kujdestare e konviktit…” , Shyqyrije Laçi , Ish medresesiste Shkoder
“…Kursi
islam ka qene fillimi i rruges time drejt kultures dhe formimit tim ne islam.
Nje pjese e madhe e karakterit dhe formimit tim ne fe dhe jasht saj i detyrohet
dijeve te marra nga profesor Gezimi babai i tij Qazimi dhe gjithashtu dhe nga bashkeshortja
e tij Erjola. Ishte kjo shoqate qe mbushi mendjen dhe zemren time me dashuri
dhe dije per Allahun. Mendoj se ishim me fat qe ishim pjese e ketij kursi dije
dhenes qe nuk na mesoj tjeter veçse miresise , dashurise , meshires dhe rruges
se drejte. Virtyte te cilat kan mbetur ne memorjen e gjithesecilit nga ne…” Ueda
Lluka, New York, Amerik
Keto letra te mbushura me emocione e mirenjohje, qe na kan ardhur nga
nxenesit tane te shperndare ne te gjithe boten, na mbushin me krenari duke na
shtyre te vazhdojme kete emision human ne rrugen e dijes, moralit dhe besimit.
Falenderojme te gjitha ata qe na emocionuan nga larg me keto mesazhe dhe
ju urojme suksese te pafund ne cdo fushe te jetes.
I njejti urim vlen dhe per nxenesit aktual te kurseve tona. Shpresojme
te na kujtojne per mir nder vite.
Faleminderit per degjimin !
Date; 04 nentor 2018
Comments
Post a Comment