Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash Puke (1970) Kjo eshte godina e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke. Ky objekt ka vlere te veçante historike dhe arsimore e fetare per fshatin Kabash dhe jo vetem. Pikerisht ne kete mejtep ka nisur zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe, duke u shnderruar ne nje nga vatrat e para te dijes ne zone dhe jo vetem. Po ne kete mejtep u hap per here te pare zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Nder mesuesit e pare qe kontribuan ne arsimimin e brezave pa dallim ishte Hoxhe Sadiku, i cili njekohesisht sherbente edhe si imam i xhamise se fshatit Kabash, duke bashkuar fene dhe dijen ne sherbim te komunitetit. Mejtepi ndodhej perball xhamise se fshatit Kabash, ndersa kjo fotografi i perket vitit 1970, duke ruajtur nje deshmi te çmuar te historise arsimore, fetare dhe kulturore te zones. Pergatiti Gezim KOPANI ________ * Kjo fotografi publikohet per here te pare. Marr nga blogu: https://gezimkopani.blogspot.com/
- Get link
- X
- Other Apps